NASA asgjëson zyrën kryesore të shkencëtarëve si pasojë e politikave të Trump

12 Mars 2025 | 15:25

NASA ka bërë të ditur se ka asgjësuar zyrën e saj kryesore të shkencëtarëve dhe dy departamente të tjera në kuadër të masave për uljen e kostove në përputhje me përpjekjet federale të efikasitetit të adminstratës së presidentit Donald Trump.

Një mesazh i regjistruar nga administratorja në detyrë, Janet Petro, tha se agjencia hapësinore po bën reduktime në faza në kuadër të përpjekjeve të ardhshme të ri-organizimit në koordinim me Zyrën e Menaxhimit të Personelit të SHBA-së (OPM).

“Ne do të mbyllim Zyrën e Teknologjisë, Politikës dhe Strategjisë së NASA-s, Zyrën e Kryeshkencëtarit dhe degën e Diversitetit, Barazisë, Përfshirjes dhe Aksesueshmërisë në Zyrën e Diversitetit dhe Shanseve të Barabarta, së bashku me reduktimin e fuqisë së tyre punëtore”, tha Petro.

Nga shkurtimet janë prekur rreth 20 punonjës të NASA-s, përfshirë kryeshkencëtaren dhe eksperten e klimës, Katherine Calvin, e cila u emërua nga ish-presidenti Joe Biden për të udhëhequr përpjekjet për klimën, me ditën e tyre të fundit të punës më 10 prill.

Detyra e kryeshkencëtarit të NASA-s, që këshillon zyrtarët e lartë për planifikimin strategjik, ekziston që nga viti 1982, edhe pse u asgjësua në vitin 2005 dhe u rivendos në vitin 2011. Calvin, e 11-ta që mban këtë pozicion, nuk ka autoritet buxhetor dhe roli është i ndarë nga administratorja e asociuar për Drejtorinë e Misionit të Shkencës, Nicola Fox.

“E di që ky lajm është i vështirë dhe mund të na prekë të gjithëve në mënyrë të ndryshme. Ndryshimi i kësaj përmase nuk është kurrë i lehtë, por forca jonë vjen nga angazhimi ynë i përbashkët ndaj misionit tonë dhe njëri-tjetrit. Unë mbetem mirënjohëse për profesionalizmin dhe qëndrueshmërinë tuaj dhe ju inkurajoj të mbështesni njëri-tjetrin derisa ecim përpara. Përqafojeni sfidën”, tha Petro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite

Mbretëria e Bashkuar dënoi ashpër sulmet e rebelëve Huthi ndaj cisternave saudite të naftës, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për jetën, mjedisin...
19:59 | 23/07/2026

Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta

Tivissa Donkey Firefighters , një organizatë jofitimprurëse në Katalonjën jugore, rehabiliton gomerët e keqtrajtuar dhe të braktisur dhe i punëson ata si “zjarrfikës” në këtë...
19:46 | 23/07/2026

Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet

Kina planifikon të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me 53% gjatë pesë viteve të ardhshme, sipas një plani për energjinë e rinovueshme...
19:13 | 23/07/2026