NASA nis kërkimet për ujë në Hënë
Pyetjes nëse ka apo jo ujë në Hënë po përpiqet t’i japë përgjigje NASA. Agjencia hapësinore amerikane njofton se ka zgjedhur zonën e Polit Jugor të Hënës, ku do të dërgojë roverin e parë robotik në kërkim të ujit.
Agjencia tha se roveri, i quajtur VIPER do të ulet në Hënë për të eksploruar sipërfaqen dhe nëntokën për ujë dhe burime të tjera. Roveri do të shpenzojë 100 ditë duke kërkuar për burimet e ujit.
Zona që do të studiohet mbulon një sipërfaqe prej 93 kilometra katrorë. Pajisja hapësinore është sa madhësia e një karroce golfi dhe do të kërkojë në rezervat e ujit të akullit deri në një metër nën sipërfaqen hënore.
Roveri do të mbledhë mostra që do t’i lejojë shkencëtarët të kuptojnë më mirë shpërndarjen e burimeve në Hënë.
Anijet kozmike që rrotullohen rreth Hënës tashmë kanë identifikuar shenja uji në polin jugor, por NASA nuk e di saktësisht se ku është ai ujë apo si është përbërja e tij kimike.
“Aty ku ka ujë, ka karburant”, – është shprehur administratori i NASA-s, Bill Nelson.
Agjencia hapësinore shpreson të krijojë një bazë të përhershme në Hënë, pastaj ta përdorë atë për të nisur misionet e para njerëzore në Mars.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë
- 12:12 Rama shpërndan pamjet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit