NASA prezanton planin për ndërtimin e bazës së parë në Hënë

27 Maj 2026 | 07:05

NASA ka bërë të ditur planet e saj të reja për eksplorimin e Hënës, duke përfshirë dërgimin e robotëve, dronëve dhe mjeteve të ndryshme eksploruese, si pjesë e një programi më të gjerë për ndërtimin e një baze të përhershme hënore.

Sipas planit të agjencisë amerikane, deri në vitin 2032 synohet krijimi i një baze në Polin Jugor të Hënës, ku astronautët do të mund të jetojnë dhe të punojnë për periudha më të gjata kohore.

Në projekt janë përfshirë disa kompani private hapësinore, mes tyre Blue Origin e Jeff Bezos.

Faza e parë e programit parashikon dërgimin e robotëve dhe dronëve që do të eksplorojnë dhe hartojnë terrenin e vështirë të Hënës.

NASA planifikon gjithashtu mjete transporti që do të lejojnë lëvizjen e astronautëve në sipërfaqe, si dhe pajisje shkencore dhe komunikimi që do të përdoren gjatë misioneve.

Sipas planit, deri në vitin 2029 priten rreth 25 misione të ndryshme, gjatë të cilave do të dërgohen rreth 4 ton pajisje dhe materiale në Hënë.

Në fazat e mëvonshme, NASA synon ndërtimin e sistemeve energjetike, përfshirë edhe reaktorë bërthamorë dhe panele diellore, për të furnizuar bazën e ardhshme hënore me energji.

Në të njëjtën kohë, gara hapësinore po intensifikohet, pasi edhe Kina po punon për të dërguar njerëz në Hënë deri në vitin 2030, duke rritur presionin mbi SHBA-të për të përshpejtuar planet e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026