Natë kaotike në Moskë, sulme me dronë në të gjithë qytetin

27 Tetor 2025 | 13:17

Dhjetëra dronë sulmuan Moskën gjatë natës së djeshme, lajmi i cili u konfirmua nga kryebashkiaku i vendit, Sergey Sobyanin, këtë të hënë. Sipas tij, forcat ruse qëlluan 34 dronë ukrainas që fluturonin drejt kryeqytetit.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi më vonë se kishin goditur gjithsej 193 dronë, nga të cilët 40 ishin mbi rajonin e Moskës, dhe 34, sipas tyre, kishin për qëllim vetë Moskën.

Për shkak të kërcënimit me dronë, aeroportet Domodedovo dhe Zukovski pezulluan përkohësisht flututimin ajror, ndërsa shpërthime u raportuan në disa pjesë të qytetit dhe rrethinave të tij, përfshirë lagjen Kommunarka.

Sipas raportimeve, nuk ka viktima dhe shërbimet e emergjencës janë dërguar në të gjitha vendet e sulmuara.

Kievi nuk ka komentuar zyrtarisht sulmin, por sipas raportimeve, Ukraina përdor rregullisht dronë me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektiva ushtarake dhe industriale në Rusi, nga rafineritë dhe fabrikat e armëve deri te depot e municioneve.

Një sulm i ngjashëm në Moskë ndodhi më 22 shtator, kur Rusia gjithashtu pretendoi se kishte rrëzuar 34 dronë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026