NATO thirrje Rusisë të ndërpresë çdo veprim ushtarak

24 Shkurt 2022 | 09:25

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë veprimet ushtarake ndaj Ukrainës.

Stoltenberg tha se “dënon fuqishëm sulmin që vë në rrezik jetë të panumërta qytetarësh”.

Në një reagim në faqen e tij zyrtare në Facebook, Stoltenberg tha se sulmi rus është një shkelje e rëndë ë e ligjit ndërkombëtar, dhe një kërcënim serioz për sigurinë euroatlantike.

Ai i bëri thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë sulmet ushtarake dhe të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Stoltenberg deklaroi se do të qëndrojnë përkrah popullit të Ukrainës.

“NATO do të bëjë gjithçka që duhet për të mbrojtur dhe mbrojtur të gjithë aleatët”, u shpreh Stoltenberg.

Mëngjesin e të enjtes Rusia zhvilloi një operacion ushtarak në Ukrainë, duke lënë 7 të vdekur dhe 9 të plagosur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026