NATO synon vendosjen e bombës moderne bërthamore në baza e Evropës, reagon Moska

29 Tetor 2022 | 10:40

Rusia njoftoi sot se vendosja e përshpejtuar e armëve bërthamore taktike, bombat amrikane të gravitetit bërthamor të modernizuara B61 në bazat e NATO-s në Evropë do të zvogëlojë “pragun bërthamor”, të cilin Moska do të duhet ta mbajë parasysh kur bën plane të mëtejshme ushtarake.

Rusia ka rreth 2000 armë bërthamore taktike, ndërsa SHBA ka rreth 200, gjysma e të cilave janë në bazat në Itali, Gjermani, Turqi, Belgjikë dhe Holandë, raportoi Reuters.

“Politico” raportoi se SHBA-të thanë në një takim të mbyllur të NATO-s se do të përshpejtojnë vendosjen e versionit të modernizuar të bombës B61, pra B61-12 të re, kështu që arma e re do të mbërrijë në bazat evropiane në dhjetor, disa muaj më herët se sa ishte planifikuar.

“Ne nuk mund të injorojmë planet për të modernizuar armët bërthamore, domethënë ato bomba të padrejtuara që janë tani në Evropë”, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Alexander Grusko për RIA Novosti.

Bomba e gravitetit B61-12 mbart një kokë më pak të fuqishme bërthamore se versionet e mëparshme, por është më e saktë dhe mund të depërtojë nën tokë, sipas hulumtimit të Shoqatës së Shkencëtarëve Amerikanë.

“SHBA-të po modernizojnë bombat, duke rritur saktësinë e tyre dhe duke reduktuar fuqinë e ngarkesës bërthamore, domethënë po i kthejnë ato bomba në ‘armë për fushën e betejës’, duke reduktuar rrezen e tyre bërthamore”, tha Grushko.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ati i Shenjtë mesazh nga ishulli i Lampeduzës: Bota të jetë më humane

Nga ishulli italian i Lampeduzës, Papa Leoni XIV i bëri thirrje Europës që t’i përgjigjet me një strategji afatgjatë sfidës së emigracionit, duke e cilësuar...
17:05 | 04/07/2026

Forcat libaneze çaktivizojnë katër bomba të pashpërthyera në jug të vendit

Forcat e armatosura të Libanit kanë çaktivizuar katër bomba të pashpërthyera, të cilat sipas autoriteteve ishin lënë nga forcat izraelite në jug të vendit. Sipas...
17:04 | 04/07/2026

Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve

Fëmijët nën moshën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve, pasi përdorimi i hershëm i televizorit, telefonave apo tabletëve mund të ndikojë negativisht në...
16:54 | 04/07/2026