NATO paralajmërim të ashpër për aktivitetin “armiqësor” rus në Evropë

3 Maj 2024 | 10:34

Aleanca Euroatlantike, NATO, shprehet e shqetësuar për mënyrën sesi Rusia po mundohet të ndikojë dhe të ndërhyjë në disa shtete europiane sikundër në Çeki, Estoni, Gjermani, Letoni, Lituani, Poloni dhe Britani të Madhe.

NATO ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për aktivitetin “armiqësor” rus në të gjithë Evropën.

Në një deklaratë të publikuar një ditë më parë , aleanca ushtarake tha se ishte “thellësisht e shqetësuar për aktivitetet e fundit keqdashëse” nga Moska, të cilat ajo i quajti një kërcënim për sigurinë perëndimore. Në deklaratë vihet  në dukje “dezinformimi, sabotimi, aktet e dhunës, ndërhyrjet kibernetike… dhe operacione të tjera hibride”.

Çekia, Estonia, Gjermania, Letonia, Lituania, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar janë shtetet më të prekura . Aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA-ja i quajti këto incidente “pjesë e një fushate intensifikimi të aktiviteteve që Rusia vazhdon të kryejë në të gjithë zonën euro-atlantike, duke përfshirë në territorin e aleancës dhe nëpërmjet përfaqësuesve”. “Ne mbështesim dhe qëndrojmë në solidaritet me aleatët e prekur”, tha NATO në deklaratë duke dënuar “sjelljen e Rusisë”.

Aleanca Euroatalantike zotohet se shtetet anëtare nuk do të pengohen dhe do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026