NATO përforcon krahun lindor, anija sulmuese amerikane pas 20 vjetësh në Baltik

5 Shtator 2022 | 09:39

Në mesin e luftës në Ukrainë, NATO përforcon krahun lindor.

Pajiset dhe personeli ushtarak gjerman mbërritën këtë të diel në Lituani.

Udhëheqësit e Aleancës Euroatlantike miratuan planet në samitin e NATO-s në qershor për të shtuar forcat në krahun lindor.

Divizioni i parë i tankeve gjermane mbërriti në Klaipeda, më pas do të vazhdojnë në një tjetër zonë.

“Angazhimi i NATO-s ka qenë i shpejtë”, u shpreh  gjenerali brigadës Christian Naërat, i cili theksoi se i kanë kushtuar shumë vëmendje sigurimit në krahun lindor”.

Kearsarge është anija e parë sulmuese e marinës amerikane në të paktën 20 vjet që merr pjesë në stërvitjet ndërkombëtare në Detin Baltik.

Vendet që kufizohen me Detin Baltik përfshijnë Suedinë, Finlandën, Rusinë, Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë, Gjermaninë dhe Danimarkën.

Ajo është një nga anijet më të mëdha të marinës amerikane. Misioni i saj në Detin Baltik është të promovojë sigurinë në rajon. Kearsarge ka disa muaj që stërvitet me ushtritë e Suedisë dhe Finlandës.

Të dyja vendet aplikuan zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO. Moska ka paralajmëruar vazhdimisht Helsinkin dhe Stokholmin kundër anëtarësimit në NATO dhe ka paralajmëruar për masa hakmarrëse nëse e bëjnë këtë. Gjatë stërvitjeve, anija u ndesh dhe ndërveproi disa herë me forcat ruse.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026

Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan ka sulmuar sërish qeverinë izraelite, duke e quajtur atë të “varur nga lufta”, dhe duke e akuzuar për nxitjen e...
18:39 | 04/07/2026