NATO rrit mbikëqyrjen e Detit të Zi, kritikon Rusinë për daljen nga marrëveshja

26 Korrik 2023 | 20:17

NATO njoftoi se ka marrë vendim që të rrisë mbikëqyrjen e rajonit të Detit të Zi, në përgjigje të tërheqjes së Rusisë nga një marrëveshje që siguronte transitin e sigurt të anijeve që transportonin grurë ukrainas.

Njoftimi pasoi një takim të Këshillit NATO-Ukrainë, i cili u krijua kohët e fundit për të lehtësuar koordinimin midis aleancës ushtarake perëndimore dhe Kievit.

“Aleatët dhe Ukraina dënuan me forcë vendimin e Rusisë për t’u tërhequr nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi dhe përpjekjet e saj të qëllimshme për të ndaluar eksportet bujqësore të Ukrainës nga të cilat varen qindra milionë njerëz në mbarë botën”, tha NATO në një deklaratë.

“NATO dhe aleatët po rrisin mbikëqyrjen në rajonin e Detit të Zi, duke përfshirë avionët e patrullimit detar dhe dronët”, thuhet në deklaratë.

Marrëveshja që lehtësoi eksportin e sigurt të grurit të Ukrainës përmes Detit të Zi skadoi më 17 korrik, pasi Rusia vendosi të tërhiqej prej saj. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) shprehu shqetësime, duke thënë se kjo lëvizje do të kishte një ndikim negativ te kategoritë e varfra në mbarë botën.

Moska tregoi se mund ta rishqyrtojë marrëveshjen nëse përmbushen kërkesat e saj për përmirësimin e eksporteve të grurit dhe plehrave të saj.

Deklarata e NATO-s kritikoi një paralajmërim rus se pjesë të ujërave ndërkombëtare të Detit të Zi ishin përkohësisht të pasigurta për lundrim.

Si pjesë e atij paralajmërimi, Rusia deklaroi gjithashtu se çdo anije që udhëton në portet e Detit të Zi të Ukrainës do të konsiderohej si transportues i ngarkesave ushtarake për Ukrainën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026