Zjarret përfshijnë Portugalinë evakuohen banorët, Parku Kombëtar në rrezik

26 Korrik 2023 | 17:17

Zjarret kanë pushtuar Portugalinë. Më shumë se 600 zjarrfikës dhe forca të emergjencës kanë luftuar kundër vatrave të zjarrit në Cascais ditën e martë.

Vala e të nxehtit ekstrem, ka ndezur zjarre në zonën malore, në parkun kombëtar pranë kryeqytetit të Lisbonës. Ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë me avione duke luftuar përhapjen e flakëve deri në orët e vona të mbrëmjes.

Erërat e forta si dhe thatësia e përhapur, kanë penguar shuarjen e flakëve. Qytetarë dhe banorë të zonës kanë ndihmuar ekipet zjarrfikse në terren. Autoritetet vendosën evakuimin e zonave të populluara përreth si masë paraprake.

Deri tani nëntë shtete mesdhetare janë goditur nga flakët e egra të shkaktuara nga temperaturat ekstremisht të larta dhe nga erërat e forta.

Në Kroaci, erërat e forta penguan forcat ajrore zjarrfikëse të ngriheshin. Ekipet e emergjencës luftuan me vatrat që po përhapeshin në jug të qytetit të Dubrovnikut në orët e vona të së martës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026