Përfundon mbledhja e Asamblesë së PS, zbulohet ‘porosia’ e Ramës

26 Korrik 2023 | 19:12

Ka përfunduar mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste që zgjati gati dy orë.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura mësohet se kreu i qeverisë Edi Rama ka kërkuar më shumë punë terren.

“Duhet të punoni më shumë”, mësohet të ketë thënë Rama në mbledhje.

Gjatë kësaj mbledhje janë propozuar disa ndryshime:

Bledi Çuçi është propozuar kryetar i grupit parlamentar, duke marrë vendin e lënë vakant nga Balla.

Blendi Klosi është propozuar si Sekretar i Përgjithshëm i PS, duke marrë vendin e lënë nga Damian Gjiknuri.

Çuçi u shkarkuar pak javë më parë nga posti i Ministrit të Brendshëm, post i cili u zevendësua nga Taulant Balla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026