NATO vazhdon patrullimin në Detin Baltik pas këputjes së kabllove

2 Mars 2025 | 20:19

Marina e Estonisë ka ndryshuar misionin e saj, duke kaluar nga mbrojtja e kufijve dhe kërkimi i minave në mbrojtjen e infrastrukturës detare, pas dëmtimit të një numri të madh kabllosh nënujore.

Që nga fillimi i vitit 2025, luftanijet estoneze, si anija mina-kërkuese “Sarkala”, kanë marrë pjesë në operacione të NATO-s për mbrojtjen e Detit Baltik, duke patrulluar zona të shtrira nga Talini deri në Gjirin e Finlandës.

Një nga ngjarjet që ka shkaktuar këtë ndryshim është dëmtimi i kabllit energjetik Estlink-2, që lidh Estoninë me Finlandën në dhjetor 2024. Ekipazhi estonez tani është angazhuar për të mbrojtur kabllin e dytë në këtë rajon.

Ndërkohë, mbi 10 kabllo të tjera janë dëmtuar në detin Baltik, dhe hetimet për mundësinë e sabotimit janë në zhvillim. Zyrtarët ushtarakë estonezë po shqyrtojnë mundësinë që dëmtimi i kabllove të ketë ndodhur për shkak të spirancave të lëshuara aksidentalisht nga anijet tregtare.

Marina estoneze, në bashkëpunim me marinën finlandeze, ka realizuar stërvitje ushtarake për të forcuar gatishmërinë dhe për të mbrojtur këto tubacione jetike për lidhjen e vendeve nordike dhe baltike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

1 në 3 evropianë pret rënie të standardit të jetesës, shkak rritja e çmimeve

Rritja e çmimeve dhe kostoja e jetesës janë kthyer në shqetësimet kryesore të qytetarëve në pothuajse të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, sipas një sondazhi...
20:03 | 01/07/2026

Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale

Portugalia lançoi të mërkurën modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale me burim të hapur, duke iu bashkuar një shtytjeje në rritje në të...
18:04 | 01/07/2026

Qeveria gjermane miraton projektligjin për rritjen e rezervave ushtarake

Qeveria gjermane miratoi të mërkurën një projektligj që synon zgjerimin e ndjeshëm të forcave rezervë ushtarake, në përgjigje të ndryshimit të situatës së sigurisë në...
17:54 | 01/07/2026