“Navalny vdiq nga grushti në zemër”, The Times: Si u aplikua teknika e KGB-së

21 Shkurt 2024 | 15:10

Opozitari rus Alexei Navalny është vrarë me një grusht në zemër, një teknikë kjo e agjentëve të forcave speciale të KGB-së, pasi ishte ekspozuar ndaj të ftohtit ekstrem për disa orë.

Kështu shkruan “The Times”, që i referohet Vladimir Osechkin, themelues i grupit për të drejtat e njeriut “Gulagu.net”.

Sipas Osechkin, që citon një burim nga kolonia penale ku Navalny ndërroi jetë ditën e premte, gjurmët e gjetura në trupin e tij përputhen me teknikën e njohur si “grushti unik”.

Përpara vdekjes së tij, aktivisti 47-vjeçar ishte detyruar të kalonte më shumë se dy orë e gjysmë në një ambient të hapur të burgut, ku temperatura arrinte deri në minus 27 gradë.

Ndryshe nga praktika e zakonshme, sipas të cilës të dënuarit nuk mbahen në ambient të hapur më shumë se një orë për shkak të acarit.

Ndërkohë, një gjykatë në ekstremin veriori rus do të ekzaminojë muajin e ardhshëm një denoncim të bërë nga e ëma e Navalnyt, të cilës i ndalohet të shohë trupin e të birit.

Lyudmila Navalnaya shkoi personalisht në burgun e largët “IK-3”, ku Alexei vdiq, por që prej së shtunës, kur mbërriti, i është ndaluar të shohë trupin e pajetë.

Sipas agjencisë së lajmeve “Tass”, gjykata ka marrë një denoncim për “akte të paligjshme” dhe seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Gjykata e qytetit arktik Salekhard do ta ekzaminojë çështjen më 4 mars, kanë deklaruar bashkëpunëtorët e Navalnyt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026