Ndahen çmimet e panairit “Kamza Lexon”, vlerësohet vepra e Ahmet Prençit
Është mbyllur të mërkurën edicioni i III-të i panairit të librit “Kamza Lexon”, i cili zgjati për tre ditë me radhë. Në këtë panair, u zhvilluan ceremoni për ndarjen e çmimeve, ku ishin të pranishëm shkrimtarë, gazetarë, lexues dhe zyrtarë.
Çmimin e mirënjohjes e mori shkrimtari Bajram Karabolli , Viktor Canosinaj mori çmimin për librin më të mirë për fëmijët, Jamarbër Hoxha “ Forca krijuese në zhanrin prozë dhe poezi, Fatmir Toçi mori çmimin për “Librin më të mirë studimor” ndërsa shkrimtari Ahmet Prençi për “Prozën më e mirë” me Brengën Prokurorit.
Ky i fundit në një pronocim për Euroneës Albania theksoi se ndjehet i emocionuar dhe se ndihet i motivuar për krijimin e një vepre tjetër.Teksa vlerësoi punën e bërë në Kamzë përsa i përket arsimit ,pati një mesazh dhe për të rinjtë.
“Ndjehem i emocionuar. Kjo më jep motiv për të krijuar një vepër tjetër. Shoh që ka një frymarrje tjetër në Kamzë. Shkollat kanë bibloteka të reja. Mesazhi i vetëm është që të rinjtë të lexojnë sa më shumë e të kenë kontakt me librin”-tha Ahmet Preçi.
Ndërsa Irena Toçi, botuesja e librave të Jamarbër Hoxhes, 13-vjeçarit me aftësi ndryshe, tregoi se pavarësisht moshës Jamarberi është nje autor që vlerësohet lexuesit.
“Është kënaqësi që ku r e kam zbuluar Jamarbërin. Janë poezi filozofike që shprehin përjetimet dhe emocionet. Ky vlerësim dhe mbështetja që i kemi dhënë e kanë nxitur për të ecur në këtë rrugë. Është shumë i vogël në moshë për të qenë një autor i vlerësuar”-tha Irena Toçi.
Sakaq, Liridon Mulaj, organizator i këtij eventi tha se shkrimtarët në këtë panair ishin të zgjedhur, jo vetëm në Shqipëri por dhe nga diaspora. Mulaj përfundoi duke thënë sse synymi i tyre është që ky panair të kthet në një traditë dhe të zhvillohet çdo vit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
- 13:36 Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 13:28 Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
- 13:23 Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
- 13:18 OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050
- 12:55 72-vjeçarja me demencë humb kontaktet me familjen në Vlorë, apel për ta gjetur
- 12:49 FIFA e qartë: Anglia fitoi pastër, goli i Bellingham është i rregullt (VIDEO)