Ndahet nga jeta ish-kryetari i Bashkisë Elbasan Ëngjëll Dakli
Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare, ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Engjëll Dakli, i cili qe prekur nga COVID-19.
Lajmi është konfirmuar nga persona të afërt të tij, ndërsa ngushëllime për të kanë shprehur publikisht Presidenti Ilir Meta, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
“Ëngjëll Dakli, përfaqësues dinjitoz i një familjeje fisnike me tradita qytetare dhe demokratike, do të kujtohet përherë me nder, respekt e mirënjohje, si një qytetar model dhe i përkushtuar, intelektual kalibri dhe mbi të gjitha si një nëpunës i ndershëm i shtetit, që aq shumë e deshte përparimin e Shqipërisë dhe që me aq pasion punoi për modernizimin e qeverisjes vendore të Elbasanit,” – u shpreh Presidenti Meta përmes një postimi në Facebook.
Dakli u lind më 15 mars 1955 në Elbasan, ai kreu studimet për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës. Kontribuoi si inxhinier në Metalurgjikun e Çelikut, më pas u bë pedagog i inxhinierisë dhe mori pjesë në lëvizjet për ndryshim të fillim-viteve 1990.
Në vitin 1994 ishte ministër i Punës dhe Përkrahjes Sociale dhe ish-Përndjekurve Politikë, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996, vit në të cilim kandidoi dhe fitoi drejtimin e Bashkisë Elbasan. Pas përvojës si kryetar vijoi të ishte me poste në bashki, si anëtar i këshillit bashkiak, apo specialist në drejtorinë e koordinimit të zhvillimit.
Në vitin 2015 ai u nderua me titullin “Qytetar Nderi” i Elbasanit.
“Elbasani do ta kujtojë gjithmonë si qytetarin e vet të nderit, me kontribut të spikatur në modernizimin e qeverisjes vendore dhe për projektet që inicijoi për zhvillimin rajonal të Elbasanit. Engjëll Dakli ishte një politikan i moderuar dhe bashkëpunues në dobi të zhvillimit të Elbasanit,” – tha në një postim në Facebook, kryetari i grupit parlamentar socialist Balla.
“Ngushëllimet e mia më të ndjera dhe lutjet e mendimet e mia janë me bashkëshorten Ortenca, djemtë Anrin dhe Martinin dhe miqtë e tij të shumtë. Me ikjen e Ëngjëll Daklit, Elbasani humbi qytetarin e tij të parë ndërsa Partia Demokratike një aktivist të shquar me kontribut të madh në qeverisjen qendrore e lokale. U prehtë në paqe!,” – u shpreh në mesazhin e tij Basha.
Më herët, gjatë ditës së sotme, politika shqiptare ka ndarë me hidhërim humbjen e jetës së politikanit Marko Bello.
Lexoni gjithashtu:
Ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Socialiste Marko Bello
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)