Ndahet nga jeta ish-kryeministri grek Kostas Simitis
Ish-kryeministri i Greqisë, Kostas Simitis është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare pasi ishte shtruar në spitalin e Korinthit. Mediet greke shkruajnë se ish kryeministri helen, ndodhej në banesën e tij në Ajios Theodhorus kur u ndje keq dhe dërgua në spital, por nuk mundi të shpëtojë.
Simitis e drejtoi Greqinë nga 1996 -2004 kur pasoi Andrea Papandreu në krye të Greqisë.
Kostas Simitis u bë i njohur për planin e tij reformator të ekonomisë greke. Ai ishte nismëtari i një disa projekteve madhore infrastrukturore të vendit që transformuan Greqinë dhe e futën në zonën euro.
Simitis ishte kryeministri që lancoi nga Selaniku në vitin 2000 edhe dogmën e integrimit të Ballkanit në BE, duke e shndërruar Greqinë për shumë vite në mbështetësin kryesor të këtyre vendeve drejtë unionit.
Në raport me Shqipërinë, Simitis ka qenë në zyrën e kryeministrit të Greqisë gjatë kohës së Luftës së Kosovës dhe u bë protagonist i një politike të matur brenda vendit dhe ndihmues karshi shqiptarëve!
LEXONI GJITHASHTU:
18 të plagosur nga shpërthimet në Damask në hotelin kur qëndronte Macron, reagon Pallati Elysee
Kërkojnë 1 milion euro dëmshpërblim, 8 personat e përgjuar të aferës “Predatorgate” padisin Intellexa
Zelenskyy mbërrin në Turqi: Punë e rëndësishme na pret në Ankara
- 13:00 18 të plagosur nga shpërthimet në Damask në hotelin kur qëndronte Macron, reagon Pallati Elysee
- 12:37 Xhafa kritikon Bogdanin në Komision: KLP hallka më e dobët e drejtësisë, mos bëni qoka me vakancat
- 12:33 Kërkojnë 1 milion euro dëmshpërblim, 8 personat e përgjuar të aferës “Predatorgate” padisin Intellexa
- 12:25 Zelenskyy mbërrin në Turqi: Punë e rëndësishme na pret në Ankara
- 12:13 Gjyqi i Veliaj, Ajola Xoxa kërkoj pezullimin e procesit! Gjykata rrëzon kërkesën
- 12:11 E dashura e Haaland: Në fillim më pëlqeu shoku i tij, por ndryshova mendje