Ndahet nga jeta këngëtarja dhe aktorja Jane Birkin

16 Korrik 2023 | 16:30

Jane Birkin, këngëtarja dhe aktorja britanike, e cila është bërë ikonë e modës në Francë, ka vdekur në moshën 76-vjeçare.

Birkin ka vuajtur së fundi nga problemet shëndetësore, prandaj edhe i pati anuluar koncertet. Shkaku i saktë i vdekjes së saj nuk është bërë i ditur.

Birkin i ka prekur majat e suksesit ndërkohë që ka kaluar nëpër një marrëdhënie turbulente me këngëtarin dhe tekstshkruesin Serge Gainsbourg. Ajo është njohur për theksin e saj të veçantë francez.

Shumë e kanë përshkruar atë si vajzën ikonë të viteve 1970. In 1984, Hermes e ka dizajnuar një çantë me emrin e saj, dhe prej atëherë ajo konsiderohet simbol i kompanisë.

Reagimet për vdekjen e Birkinit kanë qenë të shpejta. Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka quajtur Birkinin “artiste të kompletuar”, e cila “ka kënduar fjalët më të bukura të gjuhës sonë”.

“E paimagjinueshme të jetojmë një botë pa dritën tënde në të”, ka thënë këngëtarja Etienne Daho, një prej mikeve të saj të ngushta.

Kryeministrja franceze Elisabeth Borne, e ka përshkruar atë si “ikonë të paharrueshme, me zë unik dhe sharm”, e cila “me muzikën dhe talentin e saj do të jetojë me gjenerata”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026