Ndahet nga jeta Milan Kundera, shkrimtari i nominuar disa herë për çmimin Nobel

12 Korrik 2023 | 12:01

Shkrimtari me origjinë çeke Milan Kundera, autor i romanit “Lehtësia e padurueshme e qenies” ka vdekur në moshën 94-vjeçare. Lajmin e dha këtë të mërkurë biblioteka çeke në të cilin ndodhet  koleksioni i tij personal.

“Milan Kundera vdiq dje në Paris pas një sëmundjeje të gjatë”, tha Anna Mrazova, zëdhënëse e Bibliotekës Moraviane.

Kundera lindi në qytetin çek të Brno-s, por emigroi në Francë në 1975 pasi u përjashtua për kritikat e bëra kundër pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë në vitin 1968.

Milan Kundera është autor i shumë veprave letrare të cilat janë përkthyer edhe në shqip si “Lehtësia e padurueshme e qenies”, “Shakaja”, “Identiteti”, “Valsi i lamtumirës”, “Mosdija”, etj. Emri i tij u përfol shpesh si një pretendent për çmimin Nobel, e megjithëse ky çmim nuk iu dha, Kundera i dha shumë letërsisë.

Në kryeveprën e tij, “Lehtësia e padurueshme e qenies”, Kundera tregoi historinë e një trekëndëshi dashurie në sfondin e Pranverës së Pragës. Libri e ktheu Kunderën në një yll letrar ndërkombëtar kur u botua në 1984.

Në atë kohë, romancieri disident çek kishte jetuar në mërgim në Paris për gati një dekadë. Librat e tij ishin ndaluar në Çekosllovaki dhe pasi qeveria komuniste e mbështetur nga sovjetikët e privoi nga shtetësia në vitin 1978, ai mbeti shkrimtari më i famshëm i mërguar i vendit.

Pas rënies së Perdes së Hekurt dhe krijimit të Republikës Çeke , shkrimtari nuk u kthye më për të jetuar në atdheun e tij.

“Nuk ka një ëndërr të tillë për një kthim,” tha ai një herë në një intervistë me të përjavshmen gjermane Die Zeit . “Kam marrë Pragën time me vete; erën, shijen, gjuhën, peizazhin, kulturën.”

Romanet e Kunderës filluan të botoheshin në gjuhën çeke që nga vitet 1990, por “Lehtësia e padurueshme e qenies” nuk u publikua në vendin e tij të lindjes deri në vitin 2006.

Kundera ka fituar çmimë të rëndësishmë të letërsisë, ndërsa e apsuroi letërsinë botërore duke lënë pas10 romane, tre koleksione poezish, shkrime të shkurtra dhe ese që trajtojnë tema të thella filozofike, aluzione politike dhe histori tronditëse.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026