Nga Mustafa Nano te Ilir Gjoni, dekretohen 6 ambasadorët e rinj të Shqipërisë

12 Korrik 2023 | 11:31

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekratuar lirimin nga detyra të 5 ambasadorëve të cilët punonin “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, në NATO, OKB, Austri, Mbretëri e Bashkuar dhe Zvicër.

Gjithashtu presidenti ka dekretuar emërimin e ambasadorëve të rinj, ku ish-deputeti socialist Fatmir Velaj u dekretua si ambassador i Shqipërisë në Austri, Majlinda Frangaj merr postin e ambasadorit në Vatikan, Ilir Gjoni pas përfundimit të misionit si ambasador në Vjenë, dekretohet si ambasadori i ri i Shqipërisë në NATO.

Sakaq Mustafa Nano dekretohet si ambasadori i ri i Shqipërisë në Zvicër, Vasilika Hysi në OKB, ndërsa në Britaninë e Madhe u dekretua Uran Ferizi.

NJOFTIMI I PRESIDENCËS

  • Lirohet me Dekret nr. 125 datë 12.7.2023 z. Roland Bimo nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Austrisë, rezident.
  • Lirohet me Dekret nr. 126 datë 12.7.2023 z. Visho Ajazi Lika nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.
  • Lirohet me Dekret nr. 127 datë 12.7.2023 z. Qirjako Qirko nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Irlandë, jorezident.
  • Lirohet me Dekret nr. 128 datë 12.7.2023 z. Ilir Gjoni nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jorezident.
  • Lirohet me Dekret nr. 129 datë 12.7.2023 znj. Ravesa Lleshi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë, pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.
  • Emërohet me Dekret nr. 135 datë 12.7.2023 znj. Majlinda Frangaj Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, rezident.
  • Emërohet me Dekret nr. 130 datë 12.7.2023 z. Fatmir Velaj Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Austrisë, rezident.
  • Emërohet me Dekret nr. 131 datë 12.7.2023 z. Ilir Gjoni Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.
  • Emërohet me Dekret nr. 134 datë 12.7.2023 znj. Vasilika Hysi Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë, pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.
  • Emërohet me Dekret nr. 132 datë 12.7.2023 z. Uran Ferizi Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Irlandë, jorezident.
  • Emërohet me Dekret nr. 133 datë 12.7.2023 z. Mustafa Nano Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jorezident.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026