Emigrimi, lë pasoja tek fëmijët, të miturit hasin probleme psikologjike
Të mos pasurit njërin prind apo të dy, pranë, lë pasoja tek fëmijët. Ajo që vihet re është fakti se të miturit, kanë problem psikologjike por dhe janë dukesh të ndryshëm në sjelle më bashkëmoshatarët e tyre.
Sipas një studimi të Organizatës Ndërkombëtare të Emigrimit, vihet re se dëmi psikologjik është në nivele te larta, krahasuar me atë ekonomik.
Sipas të dhënave në çdo 100 emigrantë mbeten pas 32.2 fëmijë të moshës 0 – 17 vjeç. Meshkujt kanë një përqindje më të lartë të emigrimit, sesa femrat, të cilët për 100 gra të emigruara lënë pas 11.1 fëmijë.
Një tjetër problem që haset është dhe çështja ne arsim. Fëmijët kanë rezultate më të ulëta në mësime sesa fëmijët që kanë të dy prindërit pranë.
Në Shqipëri, Berati është i pari në listë si një ndër vendet me prindër më të shumë në emigrim. Dibra dhe Durrësi, vijojnë më pas. Ndërsa Shkodra, Lezha, Gjirokastra dhe kanë shifra të ulëta të fëmijë me prindër emigrantë.
Shkaku kryesor i emigrimit të shqiptarëve vijon të mbetet ekonomia, megjithatë vitet e fundit vihet re dhe një rritje e emigrimit për arsye arsimimi.
Sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria bën pjesë në një prej vendeve me numrin më të lartë të emigrantëve për përqindjen e popullsisë. Në vitin 2021 përllogaritjet tregonin se mbi 1.68 milionë shqiptarë jetonin jashtë atdheut.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gurorja në Krujë, Prokuroria: 2 procedime për “Shkatërrim Prone”, vijojnë hetimet
- Inceneratori i Fierit, avokati i Arben Derivshajt: Nuk faktohen akuzat e Prokurorisë
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës