“Ia referuam komisariatit”- Prokuroria dhe policia “ping-pong” për ngjarjen në Krujë
Prokuroria e Tiranës ka njoftuar lidhur me ngjarjen e ndodhur në Borizanë të Krujës se janë nisur 2 procedime penale për veprën penale “Shkatërrim i Pronës”.
Reagimi i Prokurorisë vjen pas reagimit të Policisë së Krujës e cila reagoi përmes një njoftimi zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Krujë ku disa persona pjesëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë barbare pjesëtarë të fisit Maja pas denoncimit të këtyre të fundit për guroren në pronësi të Rrajave.
Policia thotë se ka kryer me paanshmëri procedurat lidhur me këtë rast, ndërsa sqaron se çdo material procedural lidhur me këtë çështje është referuar në prokurori.
Prokuroria sqaron se ka rregjistruar dy procedime penale për shkatërrim prone ndërsa hetimet janë ende në fazë paraprake dhe dosja i është deleguar për kryerjen e veprimeve hetimore Komisariatit të Policisë Krujë.
Njfotimi i Prokurorisë së Tiranës:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke marë shkas nga interesimi i mediave, në bazë të njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshmë të Policisë së Shtetit dhe në vijim të informacioneve të dhëna rreth konfliktit të ndodhur në Borizanë, ju bën me dije se:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi bazën e materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Krujë, më datë 18.05.2023, ka regjistruar procedimin penal nr.3223 të vitit 2023, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal. Me shkresën Nr.6422, të datës 25.05.2023, dosja i është deleguar për kryerjen e veprimeve hetimore Komisariatit të Policisë Krujë.
Në vijim të materialit të referuar me nr.1466 nga Komisariati i Policisë Krujë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, më datë 19.06.2023 ka regjistruar procedimin penal nr.3872 të vitit 2023, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal. Çështja vijon ende në fazën e hetimeve paraprake.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 16:47 Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
- 16:42 Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
- 16:41 Komisioni Evropian prezanton paketë për thjeshtimin e taksave, kursime deri në 8 miliardë euro në vit
- 16:38 Lavrov: Moska mbetet e angazhuar ndaj marrëveshjeve të arritura mes Putinit dhe Trumpit
- 16:37 Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
- 16:22 Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë