Ndahet nga jeta mjekja dhe pedagogia e njohur

24 Qershor 2023 | 18:27

Ka ndërruar jetë këtë të shtunë pedagogia dhe mjekja e njohur Sonela Xinxo, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Lajmi është bërë publik në faqen Institutit të Shëndetit Publik, institucion ku ajo ka punuar për periudhën 2003-2017, në fushën e parandalimit dhe kontrollit të Sëmundjeve Jo të Transmetueshme.

ISHP vlerëson maksimalisht mjeken Xinxo për kontributin e dhënë në fushën e mjekësisë si dhe i shpreh ngushëllimet miqve dhe të afërmve.

Postimi i ISHP:

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të një nga kolegeve të Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Sonela Kavaja Xinxo.

Sonela punoi ne ISHP për periudhën 2003-2017, ne fushën e parandalimit dhe kontrollit te Sëmundjeve Jo të Transmetueshme, duke kontribuar në hartimin e regjistrit të Sëmundjeve të Zemrës si dhe të shumë dokumenteve të politikave shëndetësore.

Sonela do ti mungojë jo vetëm familjes por edhe të gjithë miqve dhe kolegëve me të cilët ajo bashkëpunoi, si dhe studentëve të Fakultetit të Mjekësisë të cilëve ju përkushtua për disa vite. I paharruar qoftë kujtimi i saj!

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026