Ndahet nga jeta sopranoja e njohur Luiza Papa (Çako), nëna e Piro Çakos
29 Shtator 2025 |
09:08
Ndërron jetë sopranoja e njohur shqiptare, Luiza Papa Çako. Artistja u nda nga jeta në moshën 88 vjeç, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në muzikën klasike shqiptare.
Luiza Çako ishte një nga emrat më të spikatur të skenës lirike shqiptare. Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, ajo kontribuoi në pasurimin e kulturës muzikore në vend, duke interpretuar një sërë rolesh kryesore në vepra operistike brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ajo njihej për interpretimin e saj të ndjerë, teknikën vokale dhe elegancën artistike.
Luiza Çako ishte gjithashtu bashkëshortja e tenorit të njohur Gaqo Çako dhe nëna e këngëtarit të njohur Pirro Çako, duke qenë pjesë e një familjeje me traditë të thellë muzikore.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ndahet nga jeta Claudia Cardinale, ikona e kinemasë italiane dhe ndërkombëtare
- Ndahet nga jeta ikona e filmit dhe teatrit shqiptar, Enver Petrovci
Lajme të Sugjeruara
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse