English

“Ndalni vjedhjen”, Shehaj interpelancë me Koçiun: Po përdorni një rast fatkeq…

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Seanca plenare në Kuvend po vijon këtë të enjte me interpelancën e kërkuar nga deputeti opozitar Agron Shehaj me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu, për skandalin e Onkologjikut.

- Advertisement -

Ai solli në Kuvend rastin tragjik ku një familje humbi djalin për shkak të mungesës së ilaçece te Onkologjiku.

Ministrja Koçiu tha se nuk duhet bërë politik me shëndetësinë e nuk duhet të merren me një rast fatkeq ndërsa shtoi se kushdo që shikon abuzime duhet të denoncojë.

“Zgjidhje ka gjithmonë, atë duhet ta kërkosh. Por para se të gjejmë zgjidhjen duhet të ndalojmë vjedhjen. Zgjidhja duhet të jetë e drejtë sidomos për ata që nuk kanë. Duhet të dimë se sa ilaçe kemi, kush duhet të ketë prioritet. Mbase ata që kanë shumë para mbase duhet të paguajnë. Se është çështje drejtësie. Kush nuk ka e merr falas kush ka bëhet pjesë e zgjidhjes. Ne nuk e bëjmë dot këtë se ne merremi me vjedhje. Problemi është vjedhja. Zgjidhje ka. Po të ndalojmë vjdhjen e gjejmë dhe zgjidhjen”,-tha Agron Shehaj.

Ministrja Koçiu u përgjigj se ky ishte një aktrim i zotit Shehaj. Ajo shtoi se sa i takon përgjegjësisë dhe ndërgjegjes, qeveria i përgjigjet çdo shqetësimi të qytetarëve.

“Sa për përgjegjësinë dhe sa për ndërgjegjen të jesh i sigurt se nga mëngjesi deri në darkë i përgjigjemi çdo shqetësimi, halli e problematike. Ne po përpiqemi të furnizojmë me barna në kohë, me barna në cilësi. Shikoni qendrën spitalore universitare Nënë Tereza dhe punën që bëhet aty. Ju duhet të shkoni të denonconi çdo rast korruptiv. Shkoni e bëni mos hajdeni këtu ti thoni.

Se shëndetësia nuk është kjo. Duke hedhur këtë baltë, që po hidhni, që jam e sigurt që do ju bjerë në kokë, ta dini mirë, shëndetësia, mjekët dhe infermierët që punojnë aty kanë integritet e janë të përkushtuar. Patjetër ka edhe përjashtime, por prandaj është drejtësia. Çdo rast duhet kallëzuar. Shkoni i gjeni ata që vjedhin dhe shkoni denoncojini ata që vjedhin. Te xhepat e mi nuk ka asnjë qindarkë të vjedhur apo nga korrupsioni. Hajde bashkojmë forcat dhe bëjmë projekte të përbashkëta. Unë nuk po merrem, por ju merreni me një rast fatkeq. Mos i përdorni këto në sallën e Kuvendit dhe mos bëni politik me shëndetësinë e me njerëzit që kanë halle”, tha ministrja Koçiu.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?