“Hajduti 2 metra kërcënoi opozitën”- Noka përplaset me Spiropalin, debate në Kuvend

14 Nëntor 2024 | 11:06

Seanca plenare e kësaj të enjteje u shoqërua me debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës, ku deputetët hodhën akuza të ndërsjellta për pengimin e dhënies së dëshmisë së ish-ministrit Ilir Beqja në Komisionin Hetimor për Sterilizimin.

Përplasje dhe debate pati dhe mes Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Flamur Noka dhe kryeparlamentares Elisa Spiropali.

Ishte deputeti Noka ai i cili akuzoi mazhorancën për minimin e punës së Komisionit Hetimor, me pretendimin se shumica po përpiqet të mbrojë ish-ministrin Ilir Beqaj, duke e cilësuar atë si “hajduti 2 metra i gjatë”.

Noka, shtoi se gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor të një nate më parë, kishte ndodhur një incident i rëndë.

Sipas Nokës, Garda e Republikës kishte munguar në sallën e komisionit, duke lejuar që Ilir Beqaj dhe avokati i tij të intimidonin deputetët e opozitës. Ai tha se mazhoranca po tregon të njëjtën sjellje mbrojtëse si në rastet e mëparshme me Olta Xhaçkën dhe Frida Krifcën.

Dje një hajdut dy metra i gjatë, i burgosur politik.

“E para shkelje e rregullores pa papasur deputetët. Seanca parlamentare çelet kur janë deputetët në sallë, ju e keni hapur pa pasur deputetët.

Nuk mund të fillojë seanca pa korum.

E dyta, dje një akt i turpshëm i inkurajuar nga dhuna që ju ushtroni ndaj opozitës, i inkurajuar nga dhuna e policisë ndaj opozitës, në kundërshtim me ligjin që hyn në sallën e parlamentit, i inkurajuar nga dhuna që ju i jepni urdhër gardës të ushtrojë ndaj opozitës, i inkurajuar nga dhuna verbale që kryeministri i këtij vendi ushtron nga mëngjesi në darkë kundër opozitës, një hajdut dy metër i gjatë, i burgosur për vjedhje, guxon që të sulmojë, agresojë kuvendin e Shqipërisë, deputetët e komisionit hetimor të shëndetësisë.

Një hajdut në vend që të japë llogari sepse ishte i thirrur aty nën betim, për të dhënë llogari.

Një hajdut dy metër i gjatë ka vetëm dinjitetin e hajdutit.

Dhe ajo sjellje, çfarë tregon. Tregon qasjen tuaj për të mbrojtur hajdutët. Të njëjtën gjë që bëtë për Olta Xhaçkën, të njëjtën gjë që doni të bëni për Frida Krifcën, si hajdute e kapur në flagrancë, u përpoqët dje, që megjithëse i burgosur, me fakte e prova, u përpoqët dje që të minoni punën e komisionit hetimor, megjithëse rregullat e komisionit i keni tjetërsuar ju dhe i keni miratuar të tjetërsuara dhe jo siç duhet të ishin.

E përsëri paniku se po ju del e vërteta e hajdutërisë në shesh, bën që ju të shkelni çdo norma, standard dhe rregullore”, tha Noka.

Në reagimin e saj, Elisa Spiropali i kërkoi Nokës të përfundonte fjalën, duke theksuar se askush nuk kishte penguar procesin e hetimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026