English

“Çojeni në qeli, kërcënoi”- Akuza e përplasje, si komisioni s’mori dëshminë e Beqjas

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni Hetimor Parlamentar i Sterilizimit dhe Check-up zgjati deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes, por nuk arriti të konkludonte me marrjen e dëshmisë së ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja.

- Advertisement -

Shkak u bënë debatet e forta mes maxhorancës dhe opozitës, në lidhje me formën e dëshmisë së Ilir Beqjas, i cili kërkonte ilustrimin me mjete audio-vizive të dëshmisë së tij.

Në incident u shënua në ambientet e komisionit, ku n prfundim t mbledhjes ish-ministri Ilir Beqja u fut në sallë dhe, sipas demokratëve, kërcënoi deputetët e opozitës. Në atë moment, kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, kërkoi nga policia që Beqja të shoqërohej në polici.
Në një reagim të ditës së sotme, Beqja mohoi të kishte kërcënuar ligjvnsit dhe fajësoi opozitën për pamundësinë e dhënies së dëshmisë.

Nga ana tjetër, kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, tha në një reagim se Ilir Beqja është lënë i lirë të lëvizë në ambientet e Kuvendit, duke kërcënuar deputetët dhe duke futur sende të forta në ambientet e Kuvendit.

Debati në Komision:

Ina Zhupa: “Ilir Beqja tani duhet të shkojë atje ku ka vendin, ne të vazhdojmë diskutimet këtu. Ky komision nuk mund të bjerë peng i telefonatave të Ndrecës, që kam folur unë dhe kam marrë leje. Ju zonja kryetare mbani përgjegjësi sepse ju çoni shkresat. Nëse këta duan të bëjnë shou dhe t’i japin një natë liri Beqjes, më vjen shumë keq. Sot është data 14 nëntor, leja që keni marrë për Beqjen është për 13 nëntorin.”

Beqja hyn në Komision dhe i drejtohet Zhupës, por pa mikrofon.

Zhupa: “Kush je që hyn këtu?”

Vokshi: “Kush je ti mo, kush je ti?”

Beqja del nga komisioni.

Zhupa: “A e kuptoni si e keni kthyer këtë komision?”

Zheni Gjergji: “Ti shko aty ku e ke vendin.”

Vokshi: “Policia urgjent të kthejë Ilir Beqjen në qelinë e burgut tani.”

Zhupa: “Ai zotëria atje vjen dhe kërcënon deputetët.”

Reagimi i plotë i Ilir Beqjas nga qelia:

“Prej marsit 2024, kur është miratuar ngritja e komisionit hetimor parlamentar për koncesionet në shëndetësi, nga deputetët nismëtarë jam përballur me akuza, fyerje si hajdut, kriminel, etj. Kam pritur në heshtje ditën e përballjes në Komision. Ditën e martë jam paraqitur në orën 10 dhe deri në orën 19:30 jam penguar të jap dëshminë. Është penguar të flasë edhe avokati im.

Ditën e mërkurë jam paraqitur në orën 10:30 sipas njoftimit dhe kam pritur deri në orën 01:40 të ditës së enjte. Edhe në mbledhjet e këtyre dy ditëve që janë publike, me zë dhe figurë, jam përballur me akuzat, talljet e fyerjet nga Vokshi, Zhupa, Koreshi dhe Hoti.
Në atë orë të natës, duke qëndruar pranë sallës së mbledhjes në pritje për të dëshmuar dhe duke ndjekur punimet e komisionit, kam dëgjuar deputeten Zhupa që, sikur unë të isha send, kërkonte që meqë kishte kaluar ora 24 e datës 13 nëntor, të kthehesha në qeli, pasi sipas saj kjo ishte leja e dhënë nga Drejtoria e Burgjeve.

Sipas Kodit të Procedurës Penale, edhe për një të paraburgosur në rast marrjeje në pyetje apo procesi gjyqësor, qëndrimi nuk varet nga orari i lejes, por kohëzgjatja e seancës përkatëse. Kam hyrë në sallën e mbledhjes vetëm një hap nga dera dhe kam shprehur haptazi revoltën time për talljen deri në kufijtë e torturës që bëhej prej më shumë se 14 orësh. Nuk kam kërcënuar apo fyer askënd.

I kam treguar i revoltuar deputetes Zhupa se jam aty në pritje prej orës 10:30. Edhe nëse jam i paraburgosur, nuk pranoj të më fyejnë dhe të më marrin nëpër këmbë. Këtë e refuzoj, e kundërshtoj dhe do të vazhdoj ta kundërshtoj. Në 8 muaj hetime të komisionit, të gjithë dëshmitarët kanë provuar që dy koncesionet objekt hetimi janë histori suksesi. Dështimin politik deputetët e opozitës nuk i lejoj ta përcjellin në nëpërkëmbje të dinjitetit tim.”

Reagimi në Facebook i Kryetares së Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi:

SKANDALI NË PARLAMENT!!!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Parlamentit në orët e para të mëngjesit!

Ilir Beqaj, pas takimeve private me deputetët e PS, shëtit i lirë, hyn brutalisht në sallën ku po zhvillohej mbledhja e Komisionit Hetimor duke guxuar të kërcënojë deputetët e opozitës!!!

As Policia dhe as Garda nuk veprojnë!

Edhe pas këtij skandali, Policia e Burgjeve refuzoi të largonte Ilir Beqen për ta kthyer në burg, edhe pas urdhrit nga Kryetarja e Komisionit. Në pritje të urdhrit të Plarent Ndrecës, i cili tentoi të rifillonte mbledhjen e Komisionit.

Praktikisht, Parlamenti ka rënë!!!
Është në duart e atyre që i japin leje dhe garanci Ilir Beqes të fusë mjete të forta, hunj e drunj në Parlament, të shëtisë i lirë në çdo ambient, e të kërcënojë deputetët e opozitës.

E gjitha, që Edi Rama dhe Vilma Nushi të mos dëshmojnë para Komisionit Hetimor!!

Opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas!! Do të bëjmë transparencë! Do të denoncojmë! As Rama e askush nuk do të gëzojë asnjë qindarkë të vjedhur nga paratë e shëndetësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?