Ilir Beqaj shkon në Kuvend me pranga në duar, pritet të dëshmojë për “Sterilizimin”
Ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur në Kuvend me pranga në duar. Ai pritet të dëshmojë në komisionin hetimor të Shëndetësisë për çështjen e koncesioneve të sterilizimit.
Ilir Beqaj është nën hetim nga SPAK për dy dosje: në dosjen e sterilizimit dhe në atë për abuzim me fondet e SASPAK.
Për dosjen e parë Beqaj po hetohej nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’, por me nisjen e hetimit për dosjen e dytë ai u arrestua dhe po hetohet nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Kujtojmë se hetimit parlamentar i mbaron afati të ditën e enjte, por demokratët kërkojnë shtyrjen e afatit.
Ilir Rrapaj, biznesmeni që fitoi kontratën koncesionare për sterilizimin e pajisjeve spitalore u thirr gjithashtu për të dëshmuar. Ai dha dëshminë e tij ditën e djeshme ku për 5 orë qendroi në komisionin e shëndetësisë.
I ardhur gjithashtu me pranga në Kuvend, Rrapaj mohoi lidhjet miqësore me ish-drejtuesit Ilir Beqaj dhe Klodjan Rjepaj.
Koncensioni 10-vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë u firmos në 2015 dhe iu dha nga ministria e Shëndetësisë kompanisë SaniService, një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij Investital LLC është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci