Policia e Kosovës arreston 14 persona për shkelje gjatë zgjedhjeve
14 persona janë ndaluar në Kosovë për ngjarje që lidhen me procesin zgjedhor, deri në orën 22:30. Këtë e bëri të ditur prokurori i Shtetit, ku theksoi se 13 prej tyre po mbahen në ndalim, ndërsa një person është liruar.
Në komunën e Kllokotit janë arrestuar katër persona, nën dyshimin se kanë cenuar përcaktimin e lirë të votuesve dhe kanë dhënë ose marrë ryshfet në lidhje me votimin.
Në Suharekë është ndaluar një person, për pengim të procesit të votimit.
Në Malishevë janë ndaluar tre persona, në dy raste të ndryshme, ku dy persona janë ndaluar për dhënie ose marrje ryshfeti në lidhje me votimin dhe një person për pengim të procesit të votimit.
Në komunën e Skenderajt fillimisht janë ndaluar tre persona, ku njëri nga ta pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerët vazhdojnë të mbahen në ndalim, me dyshimin se kanë cenuar fshehtësinë e votimit.
Në komunën e Fushë Kosovës janë ndaluar tre persona nën dyshimin se kanë kryer falsifikim të rezultateve të votimit.
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në