Ndalohet i afërmi i kandidates së PD-së në Fier, kapet me bllok shënimesh zgjedhore

28 Prill 2025 | 13:29

Duke iu referuar një denoncimi të Gazment Bardhit lidhur me një incident zgjedhor në zonën e Fierit, ka reaguar Policia e Shtetit.

Policia e Fierit sqaron se ka marrë informacione në rrugë operative për një 59-vjeçar, i cili po kryente veprime të paligjshme në kuadër të procesit zgjedhor dhe ka ushtruar kontroll ndaj tij, duke i gjetur një bllok shënimesh zgjedhore.

Pas marrjes së deklaratave të tij, Policia thotë se i ka kaluar materialet Prokurorisë.

59-vjeçari, është i afërm i kandidates për deputete të PD-së, zonjës Silva Hasaj, dhe Gazment Bardhi e ka cilësuar këtë veprim të Policisë si presion dhe intimidim nën ndikimin e drejtpërdrejtë politik që po ushtrohet ndaj familjarëve të kandidates për deputete të PD-së.

Bardhi ka thënë: “Këto veprime përfaqësojnë një përshkallëzim të rrezikshëm të përpjekjeve për të frikësuar qytetarët dhe për të deformuar vullnetin e lirë të tyre përmes shantazhit dhe dhunës institucionale.”

Nga ana tjetër, Policia jep sqarimet e nevojshme, ku thotë se pretendimi i Bardhit është i pavërtetë, pasi Policia për këtë rast ka kryer të gjitha veprimet procedurale në përputhje me ligjin dhe materialet janë referuar në Prokurori.

Njoftimi i policisë

“Më datë 27.04.2025, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi A. H., 59 vjeç, banues në Peshtan,  kryente veprimtari të paligjshme në lidhje me procesin zgjedhor, shërbimet e Policisë, në orën 19:20, e kanë kontrolluar dhe më pas e kanë shoqëruar këtë shtetas në Komisariatin e Policisë Fier.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin me të cilin ai udhëtonte, u gjet një bllok me shënime në lidhje me procesin zgjedhor.

Shtetasit A. H. iu mor deklarimi dhe u la i lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.

Sqarojmë opinionin publik se në lidhje me statusin e publikuar nga drejtuesi politik i Partisë Demokratike, për qarkun Fier, z. G. B., në të cilin ai ka pretenduar se Policia e Shtetit ka ushtruar presion ndaj familjarëve të kandidates për deputete të Partisë Demokratike, znj. S. H., (shtetasi A. H. që u shoqërua, i afërm i saj), theksojmë se pretendimi është i pavërtetë pasi Policia për këtë rast ka kryer të gjitha veprimet procedurale konform ligjit dhe materialet janë referuar në Prokurori.

Policia e Shtetit garanton qytetarët dhe të gjitha subjektet politike se është tërësisht e baraslarguar nga subjektet politike dhe e fokusuar vetëm në zbatimin e ligjit, garantimin e rendit e sigurisë përgjatë fushatës elektorale dhe paprekshmërinë e votës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026