Ndalohet shitja e shpendëve në Durrës, Dibër dhe Korçë
382 mijë pula kanë ngordhur si pasojë e gripit të shpendëve. Ministria e Bujqësisë bëri me dije se është ndaluar shitja e shpendëve dhe transporti i tyre nga ferma në tregje në qarqet e prekura.
Deri tani janë tre vatra infektimesh; Durrësi, Dibra dhe Korça, ndërsa vazhdon procesi i groposjes së pulave të ngordhura.
“Është e rëndësishme për tregtarët e publikun që të dihet se është në fuqi urdhëri për marrjen e masave kufizuese për parandalimin e sëmundjes influencës haviare në shpend, në mjedise të hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla. Ky urdhër do të zbatohet në tre qarqet, Durrës, Dibër dhe Korçë”, u shpreh zv. ministrja Ermira Gjeci.
Të dielën u konfirmua rasti i parë i gripit të shpendëve në një pulari në Durrës.
Për këtë situatë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës mori vendimin për ndalimin e importit të pulave nga qyteti i Durrësit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gripi i shpendëve i konfirmuar në Durrës, Dibër e Korçë
- Gripi i shpendëve nuk transmetohet tek njeriu, thotë eksperti
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil