Ndaloi diskursin e ‘propagandës feministe’, videoloja kineze largon miliona lojtarë
Një majmun antropomorfik dhe një fushatë kundër “propagandës feministe” ndezën komunitetin e videolojërave këtë javë.
Kjo pasi kompania pas Black Myth, Wukong u dërgoi atyre një listë me tema që duheshin shmangur gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të lojës, duke përfshirë “propagandën feministe, fetishizimin dhe përmbajtje të tjera që nxisin diskursin negativ”.
Loja, e bazuar në romanin klasik kinez të shekullit të 16-të , “Udhëtimi në Perëndim”, po shihet si një shembull i rrallë i mediave të njohura që transmetojnë histori kineze në një skenë ndërkombëtare.
Tema të tjera të përcaktuara si “mos” në dokument, i cili është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale dhe YouTube, përfshinin politikën, Covid-19 dhe politikat e industrisë së lojërave video të Kinës.
Krijues të shumtë të përmbajtjes refuzuan ta rishikonin lojën, duke pretenduar se zhvilluesit e saj po përpiqeshin të censuronin diskutimin dhe të mbysin lirinë e fjalës.
Fillimisht ajo u bë loja e dytë më e luajtur ndonjëherë në platformën e transmetimit Steam, duke grumbulluar më shumë se 2.1 milionë lojtarë të njëkohshëm dhe duke shitur më shumë se 4.5 milionë kopje.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera