Ndarja nga jeta e Andis Harasanit, bashkëshortja: Do të mbetesh në zemrat tona
Këtë të djelë është njoftuar se Andis Harasani, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe një nga figurat e njohura të politikës dhe sektorit energjetik, ka ndërruar jetë në moshën 53 vjeçare.
Edhe bashkëshortja e tij ka njoftuar këtë lajm në një postim në rrjete sociale ku thotë se është përjetësisht mirënjohëse ndaj tij për këtë rrugëtim jete.
“Andis do të mbetet në zemrat tona, njeriu ynë më i shtrenjtë, me humor të pakrahasueshëm, gjithë mençuri dhe guxim për të ecur përpara”, shkruan ajo.
Të dashur familjarë e miq
Me hidhërim të thellë, njoftojmë humbjen e parakohshme të njeriut tonë të zemrës, babait, bashkëshortit, djalit, vëllait dhe mikut, Andis Harasani.
Andisi ynë luftoi për jetën me forcën, besimin dhe vendosmërinë që e karakterizonte gjithmonë. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurrë së dhuruari dashuri, mbështetje dhe forcë. Fatkeqësisht, e humbëm betejën kundër kancerit.
Unë, Thea dhe Henry jemi përjetësisht mirënjohës për këtë rrugëtim jete që krijuam bashkë. Ti do të mbetesh në zemrat tona, njeriu ynë më i shtrenjtë, me humorin tënd të pakrahasueshëm, gjithë mençurinë dhe guximin për të ecur përpara. Do na mungosh pafundësisht, dashuria jonë!
Detajet për ceremoninë e lamtumirës do të ndahen në ditët në vazhdim.

LEXONI GJITHASHTU:
I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
I dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
- 14:17 I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet
- 13:33 Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve