Ndarja nga jeta e Artan Lames, reagon Rama
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Artan Lames.
Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook Rama shkruan: I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët
Artan Lame u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare pas një ndërhyrjeje në zemër në Gjermani.
Artan Lame lindi në Tiranë në vitin 1967. Ai është i njohur si publicist, opinionist dhe koleksionist shqiptar. Studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërisw civile për mbrojtjen e trashëgimisw kulturore shqiptare.
Lame ka mbajtur disa detyra shtetërore.
1999-2000: Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës.
2000-2002: Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.
2002-2005: Zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit.
2013-2019: Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (Agjensia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale).
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil