Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar

11 Prill 2026 | 10:51

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka shprehur mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel.

Begaj e cilëson Engel një mik të madh të popullit shqiptar dhe një mbështetës të fortë të çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot humbëm Elliot Engel, një mik të madh të popullit shqiptar dhe gjithmonë një zë të fortë për ta. Faleminderit për gjithçka që bëtë për Kosovën dhe për kombin tonë. Emri juaj do të mbetet përgjithmonë në kujtesën dhe zemrat e shqiptarëve, si një nga miqtë tanë më të çmuar që na qëndroi pranë në ditët tona më të vështira. Pusho në paqe”, shkruan Presidenti.

Eliot Engel dhe një nga figurat më të njohura të politikës amerikane në Kongres dhe mik i madh i shqiprarëve u nda nga jeta të premten në moshën 79-vjeçare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella

Një fenomen i fortë atmosferik ka goditur zonën e Lubinjës në Bashkinë Gramsh, ku reshjet intensive të breshërit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi...
09:27 | 25/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026