Ndarja nga jeta e Rexhep Qoses, Berisha: Ishte zëri i shqiptarëve të Kosovës të shtypur nga pushtuesi serb
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e vlerësuar atë si një nga figurat më të rëndësishme të kulturës dhe mendimit shqiptar.
Në një postim në Facebook ai thekson se, pavarësisht kundërshtive dhe mospajtimeve që kanë pasur ndër vite, ka ruajtur respekt dhe mirënjohje për Qosjen, veçanërisht për rolin e tij si zë i fuqishëm i shqiptarëve të Kosovës në periudhat e vështira, si dhe për mbështetjen ndaj krerëve të UÇK-së.
“Akademiku Rexhep Qosja mbyll sytë përgjithmonë. Të dashur miq, dielli perëndoi përgjithmonë për akademikun Rexhep Qosja.
Kultura, mendimi letrar dhe shoqëror e politik shqiptar, polemika dhe letrat shqipe humbën një kollos të tyre, autor të një seri veprash në këto fusha.
Pavarësisht nga kundërshti, mospajtime dhe vlerësime të ndryshme që kam patur me Prof. Rexhep Qosen kam ruajtur dhe do ruaj gjithmonë respektin dhe mirënjohjen time ndaj tij veçanërisht për kohën kur ai ishte zëri publik i vetëm i fuqishëm i shqiptarëve pa zë e të shtypur të Kosovës nga pushtuesi serb dhe më vonë për mbështetjen e palëkundur që i dha UÇK por edhe qëndrimet e tij kritike ndaj zhvillimeve në Kosovë dhe në Shqipëri. Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera, familjes miqëve të afërmëve dhe autoriteteve të Kosovës. I qoft dheu i lehtë i tokës amë”, ka shkruar Berisha.
Kosovë, dhjetëra të arrestuar për prostitucion dhe shfrytëzim të fëmijëve
Aksion i madh i policisë në Kosovë, mbyllen 9 lokale me muzikë, arrestohen 15 persona
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
- 16:34 Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi
- 16:30 Egjipti kërkon përjashtimin e gjyqtarëve nga Kupa e Botës
- 16:29 Ish-komandanti i Ushtrisë së Jugosllavisë, Momçillo Perishiç, lirohet nga burgu
- 16:25 Kosovë, dhjetëra të arrestuar për prostitucion dhe shfrytëzim të fëmijëve
- 16:18 Samiti i NATO-s, Trump flet me Zelensky-n për Iranin: Nëse duhet, do t’i shkatërrojmë
- 16:18 Trump: Zelensky dhe Putin duan marrëveshje, SHBA do t’i japë Ukrainës licencë për prodhimin e sistemeve Patriot