Ndër të fundit në Evropë, shqiptarët nuk janë njohës të mirë të gjuhëve të huaja

8 Tetor 2019 | 09:06

Shqipëria është një nga vendet e Evropës me përqindjen më të lartë të popullsisë vendase të cilët nuk njohin asnjë gjuhë të huaj. Sipas statistikave të Eurostat, gati 60% e shqiptarëve nuk dinë asnjë gjuhë veç gjuhës shqipe, rreth 26% e tyre dinë një gjuhë tjetër përveç gjuhës së nënës, ndërsa rreth 11% e popullsisë në vend flet 2 gjuhë të huaja. Për njohjen e dy gjuhëve të huaja shqiptarët renditen të pestët mes vendeve të Bashkimit Evropian për njohuri të ulëta në gjuhët e huaja.

Ndërkohë referuar të dhënave të Eurostat, vetëm 3.2% e popullsisë shqiptare flasin më shumë se 3 gjuhë.

Si Shqipëria paraqiten dhe vendet e rajonit, ku sipas Eurostat 64% e popullsisë rumune nuk flet asnjë gjuhë të huaj, e ndjekur nga Bosnja me 61% të popullsisë.

Në rajon përqindjen më të ulët të popullsisë, të cilët nuk zotërojnë asnjë gjuhë të huaj, e kanë Maqedonia dhe Serbia.

Për sa i përket shteteve të tjera, rekordin e mban Turqia, ku 82% e popullsisë turke nuk flet asnjë gjuhë të huaj, përveç turqishtes. Më pas vjen populli britanik, të cilët kanë fatin që gjuhën e tyre ta flasin në pothuajse gjithë vendet e botës dhe mesa duket kjo i bën ”dembelë” për të mësuar një gjuhë tjetër.

Përqindjen më të ulët të popullsisë, të cilët nuk janë njohës të asnjë gjuhe të huaj e mbajnë nordikët, ku variojnë me 3% në Suedi dhe 8% në Norvegji e Finlandë.

Për sa i përket popullsisë së BE-së në tërësi, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat në lidhje me njohuritë që kanë qytetarët për gjuhët e huaja rezultoi se 35% e qytetarëve nuk dinë asnjë gjuhë të huaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset

Për të dytin vit radhazi, në kryeqytet u zhvillua Samiti për Inteligjencën Artificiale ndërsa zhvillimi i shpejtë i kësaj teknologjie, si dhe krijimi i një...
18:04 | 25/06/2026

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026