Ndërhyrja nga ajri e avionit rumun përmirëson situatën e zjarreve në Malin e Thatë

15 Gusht 2024 | 10:59

Pas ndërhyrjes nga ajri nga avioni rumun i ardhur si mbështetje nga mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile, situata po shkon drejt përmirësimit në Parkun Kombëtar të Prespës dhe Malin e Thatë.

Një ditë më parë avioni rumun ka kryer tre fluturime, dy në Malin e Thatë e një në Parkun Kombëtar të Prespës, ndërkohë që vetëm paraditen e sotme ka kryer edhe dy fluturime të tjera.

Edhe për kryetarin e bashkisë Pustec ,Pali Kolefski në një situatë si kjo shpresa e vetme është ndërhyrja nga ajri.

Në terren vetëm në Parkun Kombëtar të Prespës janë të angazhuar me shume se 110 forca, 55 prej të cilëve janë forca të ushtrisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026