Ndërpritet seanca në Kuvend, deputetët e PD përplasen me ministrin e Drejtësisë

9 Tetor 2025 | 10:46

Kuvendi është përfshirë nga debate të ashpra gjatë seancës së të enjtes, pas replikave mes deputetëve të opozitës me ministrin e Drejtësisë Besfort Lamallari lidhur me ngjarjen e rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Lamallari akuzoi opozitën për përdorim të gjuhës së urrejtjes ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Ju duhet t’ju vijë turp”, tha ai.

“Këto janë akuzat dhe gjuha e urrejtjes që keni nxitur ndaj gjyqësorit. Keni ndërsyer militantët. Mos bëj zhurmë — unë flas këtu si përfaqësues i institucioneve të drejtësisë. Nuk keni lënë prokuror pa sulmuar, keni anatemuar partnerët strategjikë, ambasadorin e SHBA-së, të BE-së, vetëm sepse mbështesin reformën në drejtësi. Dhe sot keni gojë të flisni? Çfarë është kjo? S’keni turp! Prandaj ju kanë lënë shqiptarët aty ku ju kanë lënë”, tha Lamallari.

Ndërsa kreu i grupit të PD, Gazement Bardhi iu përgjigj ashpër Lamallarit, duke e quajtur atë “i pafytyrë”.

Kryetari i seancës Niko Peleshi vendosi ndërprerjen e seancës për 5 minuta pas kërkesës së Taulant Ballës, pasi Flamur Noka iu drejtua disa herë me fjalë fyese ministrit të Drejtësise, Besfort Lamallari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj

Janë liruar tre nga personat e shoqëruar nga Policia pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kuvendit. Mes të liruarve janë Dritan...
17:13 | 30/06/2026

Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se qeveria ka miratuar një bonus të ri për pensionistët, i cili do të quhet “bonusi...
17:07 | 30/06/2026

Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë

Gjatë protestës së organizuar këtë të martë pranë ambienteve të godinës së Parlamentit, në kohën kur zhvillohej seanca plenare, janë shënuar disa incidente dhe përplasje...
16:43 | 30/06/2026