Ndërron jetë 3-vjeçari në Tiranë, shkak dyshohet mjekimi i pakujdesshëm
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë, ku një fëmijë i moshës 3-vjeçe ka ndërruar jetë si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm.
Fëmija ishte çuar në një klinikë private, për rregullimin e dhëmbëve, ndërkohë që doza e anestezisë dyshohet se është bërë shkak për humbjen e jetës së të miturit.
Policia bën me dije se ka shoqëruar dentistin Roland Xhaxho, pas kallëzimit të bërë nga babai i fëmijës.
Materialet në lidhje me rastin janë referuar në prokurori ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së 3-vjeçarit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin R. Xh., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. se shtetasi R. Xh. ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar të shtetasit B. S., i cili pas mjekimit në këtë klinikë ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën, në spital”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar