Kush është dentisti i shoqëruar për vdekjen e fëmijës 3-vjeçar në Tiranë

5 Tetor 2023 | 12:09

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Tiranë, ku një fëmijë i moshën 3-vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e marrjes së një mjekimi të gabuar te dentisti.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se dyshohet që shkaku i humbjes së jetës të të miturit, është bërë doza e anestezisë së dhënë nga dentisti 70 vjeçar Roland Xhaxho.

Xhaxho posedon një klinikë private në “Rrugën e Kavajës”.

Ka qenë babai i fëmijës, Guri Spahiu, ai  që ka bërë denoncimin në polici. Ai ka pohuar se në klinikën private  fëmijës i është bërë anastezi totale për të bërë të mundur rregullimin e dhëmbëve.

Pasi ka përfunduar ndërhyrjen dentare nga klinika, Spahiut i është kërkuar që djalin ta marrë e ta çojë në banesë duke rekomanduar dhe mjekimin që duhet të merrte.

Pasi kanë shkuar në banesë, fëmija ka filluar të ndihej keq. Prindërit të shqetësuar kanë marrë në telefon klinikën private por nuk i është përgjigjur njeri.

Duke parë gjendjen e fëmijës e kanë çuar në spitalin pediatirik, ku mjekët pasi kanë parë gjendjen jo të mirë të fëmijës e kanë dërguar në kujdes intensiv.

Megjithatë i mituri nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë. Sakaq policia ka shoqëruar dentistin dhe po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026