Ndërron jetë bashkëshortja e mjekut Tritan Kalo

1 Qershor 2024 | 15:25

Bashkëshortja e mjekut Tritan Kalo ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë dhe është ndarë nga jeta.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë mjeku Tritan Kalo përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka thënë se gruaja e tij ka ndërruar jetë në të njëjtën ditë dhe orë me nënën e tij.

Kujtojmë se Tritan Kalo është një mjek me një eksperiencë të gjatë në këtë fushë.

“E mira, e urta, zemërbardha, e qeshura e shumëjetëdashura Rozeta Kalo, nuk do të mundet më fizikisht të jetë pjesë e të përditshmes në Familjen Kalo Jr, POR përjetësisht do të jetë e pranishme në mëndjet dhe në zemrat tona…..

Të tre yjet tona Besjana, Enkelejda dhe Genta Juna Kalo, patën mirësinë të rriteshin e edukoheshin nga një Nënë mjaft e dedikuar për familjen dhe për ecurinë mbrothësuese të saj….

Unë, Dr. Tritan Kalo, pata fatin të lidh jetën me një zemërbardhë, punëtore, familjedashëse, dijekërkuese dhe shpresësjedhëse si Rozeta Kalo (Qirjako)…..

Midis dy fotove të para shtrihet një hark kohor prej rreth 39 vitesh (18.07.1985 dhe 31.05.2024), nga koha e njohjes dhe e fejesës sonë deri në largimin për në Amëshim, të gjysmës sime më të mirë Rozeta Kalo….

VITE JETE të mbushura plot gëzime, përpjekje dhe dëshira shpresësjedhëse për Familjen Kalo Jr…..

NË Elbasan ditën e dasmës dhëndri i këndon nuses: E para moj është nëna, e dyta moj më je ti, të dyja të mira jeni, gjithë bota ju kanë zili

Mama e ka trajtuar Rozin si vajzën e vet, ndaj edhe Perëndija të dyjave u përzgjodhi të njëjtën ditë amëshimi më 31 Maj, dhe të njëjtën orë 14:15 në 13 vite distancë nga njëra tjetra më 2011 dhe më 2024”, përfundon ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026