Ju hapet goja shpesh? Mjeku tregon se nuk lidhet me mungesën e gjumit
Ju ndodh shpesh që ju hapet goja dhe këtë zakonisht e lidhim me faktin se jemi të lodhur apo na flihet gjumë.
Ajo është një funksion social (një mënyrë për të komunikuar mërzitje) apo funksion fiziologjik (rregullim i gjendjes trupore)
Pjesa më e madhe e njerëzve u hapet goja dhe shtriqen kur zgjohen apo kur shkojnë në shtrat, ju hapet goja nëse janë të mërzitur apo për të zhbll okuar veshët kur kanë udhëtuar në lartësi shumë të mëdha, apo qoftë dhe thjesht kur sheh dikë që i hapet goja.
Ky veprim ka të bëjë me lëvizje të koordinuar të muskujve torakalë, diafragmatik, laring dhe gojë.
Hapja e gojës ndihmon në shpërndarjen e surfaktantit (agjentit lagështues) në alveolat e mushkërive. Sigurisht që nuk mund të të hapet goja si me komandë.
SHKAQET
Ekzistojnë disa teori për hapjen e gojës, aq sa nuk ka një mendim të përbashkët në komunitetin shkencor. Një nga teoritë e para është ajo e Hipokratit, babait të mjekësisë, që hodhi si hipotezë se hapja e gojës i parapriu një gjendje të ethshme dhe temperaturë duke hequr ajrin e k eq nga mushkëritë.
Aktualisht, duket pothuajse e pamundur që hapja e gojës të jetë funksionale për sistemin e frymëmarrjes.
Edhe sot komuniteti shkencor vijon të kërkojë mbi këtë veprim. Në studimin e tij në vitin 2005, dr. Robert Provine, pioneri i kërkimit mbi sjelljet ngjitëse, hedh hipotezën se hapja e gojës është e lidhur me ndryshime sjelljesh, si kalimi zgjim-gjumë, mërzitje-vëmendje etj.
Studimet më të fundit thonë se hapja e gojës është një aktivitet i lidhur me temperaturën e trurit. Kur truri bëhet më i ngrohtë se temperatura homeostatike (e qëndrueshme) mund të hapet goja për ta ftohur. Teoria është se gjaku në trup, më i ftohtë, kalon në tru, ndërsa ai i ngrohtë del nga truri përmes venave jugulare.
Çrregullime të lidhura me përgjumje të tepërt gjatë ditës (si për shembull mungesa e gjumit apo sasia e duhur e pushimit)
Reagimi vazovagal (stimulimi i një nervi të quajtur nervi “end ac ak”) i shkaktuar nga një infarkt.
Probleme cerebrale si tumori, iktus, epile psia, skleroza multiple
Efektet e padëshirueshme të disa ilaçeve, si disa antidepresivë
Gjendje që shkaktojnë ndryshim të kontrollit të temperaturës së trupit.
Sigurisht në mungesë të shenjave tjera “hapja e shpeshtë e gojës” në përgjithësi nuk shkakton asnjë lloj problemi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni