Ndërron jetë i burgosuri në Lezhë, dyshohet se u mbyt gjatë ushqyerjes (EMRI)
Gëzim Petrit Beneshi, i datëlindjes 06.07.1978, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhësparaditen e kësaj të hëne, pas shfaqjes së shqetësimeve shëndetësore në ambientet e burgut të Lezhës.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, njofton se 45-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e një bllokimi të frymëmarrjes gjatë ushqyerjes.
Ndaj shtetasit Gëzim Beneshi ishte marrë masamjekësore ‘Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor’” për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur ne tentative”.
NJOFTIMI I DREJTORISË SË BURGJEVE:
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se, me datë 04.12.2023, rreth orës 10:20, në IEVP LEZHË, është marrë njoftimi se shtetasi Gëzim Petrit Beneshi, i datëlindjes 06.07.1978, me masë mjekësore ‘Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor’, për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur ne tentative” të parashikuara nga neni (76-22) i Kodit Penal, është konstatuar me bllokim të frymëmarrjes gjatë ushqyerjes.
– Stafi i IEVP LEZHË, pas konstatimit të ngjarjes, ka reaguar menjëherë duke njoftuar mjekun e shërbimit. Sipas informacioneve, i është ofruar ndihma e parë mjekësore dhe janë konstatuar shenja jete. Ai është transportuar urgjentisht me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës.
– Nga Spitali Rajonal i Lezhës kemi marrë njoftim për ndarjen nga jeta të shtetasit Gëzim Beneshi.
– Pas konstatimit të ngjarjes, janë njoftuar familja e tij dhe organet hetimore për hollësitë e rastit.
– Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve të të ndjerit!
LEXONI GJITHASHTU:
Vendi i parë në rajon, Shqipëria anëtarësohet në International Coalition on Cyber Security Workforces
Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik. Ndërhyn policia (VIDEO)
PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale
- 08:58 Vendi i parë në rajon, Shqipëria anëtarësohet në International Coalition on Cyber Security Workforces
- 08:53 Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik. Ndërhyn policia (VIDEO)
- 08:43 PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale
- 08:42 Protestë para Kuvendit, qytetarët marshojnë drejt Parlamentit. 500 forca policie në gatishmëri
- 08:35 Seanca e fundit plenare e sesionit parlamentar, rendi i ditës. Qytetarët protestë para Kuvendit
- 08:26 Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona