Ndërron jetë këngëtari i njohur Chris Rea

22 Dhjetor 2025 | 17:11

Këngëtari Chris Rea, i njohur për hite të tilla si “Driving Home For Christmas”, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare, njoftoi një zëdhënës i familjes së tij.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur zëdhënësi i familjes së tij, raporton BBC.

“Me hidhërim të madh njoftojmë vdekjen e Chris-it tonë të dashur. Ai ndërroi jetë në paqe në spital më herët sot, pas një sëmundjeje të shkurtër, i rrethuar nga familja e tij”, thuhet në deklaratë.

Chris Rea ka qenë sinonim i sezonit të festave që nga publikimi i hitit “Driving Home for Christmas” në vitin 1986.

Sipas faqes së tij zyrtare të internetit, kënga “tregon historinë e një udhëtari të lodhur që kthehet në shtëpi, një moment ngrohtësie, humori dhe fryme festive që nuk e ka humbur kurrë magjinë e tij”.

Falë ndryshimeve të rregullave në vitet e fundit, kënga është rikthyer shpesh në top listat në dhjetor, duke arritur numrin 30 në top listat e Krishtlindjeve këtë vit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026