Ndërron jetë legjenda e të drejtave civile në SHBA, Jesse Jackson

17 Shkurt 2026 | 16:59

Lideri i të drejtave civile në Shtetet e Bashkuara dhe dy herë kandidat për president, Jesse Jackson, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur familja e tij, e cila në një mesazh u shpreh se “angazhimi i palëkundur i Jackson për drejtësinë, barazinë dhe të drejtat e njeriut i dha formë lëvizjeve globale për liri dhe dinjitet”.

Një aktivist i palodhur, Jackson ngriti zërin për ata që nuk e kishin, përmes fushatave të tij presidenciale në vitet 1980, duke mobilizuar miliona qytetarë për të votuar dhe për t’u përfshirë në proceset demokratike.

“Babai ynë ishte një shërbëtor jo vetëm i familjes sonë, por edhe i të shtypurve, të heshturve dhe personave të harruar në mbarë botën. Ne e ndamë figurën e tij me botën dhe në këmbim bota u kthye në familjen tonë të madhe”, thuhet në reagimin e familjes.

Shkaqet e vdekjes nuk u bënë publike. Jackson ishte shtruar në spital në nëntor për trajtim të tensionit të lartë dhe mbahej nën mbikëqyrje për një çrregullim neurologjik që ndikon në lëvizje dhe ekuilibër. Në vitin 2017 ai kishte njoftuar se ishte diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit.

I lindur më 8 tetor 1941 në Greenville, Karolina e Jugut, Jackson u bë i njohur në vitet ’60 si bashkëpunëtor i ngushtë i Martin Luther King Jr. dhe pjesë e Southern Christian Leadership Conference, organizatë e themeluar nga King.

Në vitin 1965 ai iu bashkua marshimit historik për të drejtën e votës nga Selma në Montgomery, Alabama. Më vonë, King e dërgoi në Çikago, ku Jackson udhëhoqi përpjekjet për të bindur kompanitë që të punësonin punëtorë afrikano-amerikanë.

Jackson ishte pranë King më 4 prill 1968, kur lideri i lëvizjes për të drejtat civile u vra në Memphis, Tennessee. Sipas rrëfimit të tij, King ndërroi jetë në krahët e tij — një moment që shënoi thellë jetën dhe angazhimin e tij të mëtejshëm publik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026