Ndërron jetë në moshën 55-vjeçare shkrimtarja britanike e bestseller

10 Dhjetor 2025 | 14:52
Autorja britanike Sophie Kinsella, e njohur në mbarë botën për serinë bestseller “Shopaholic”, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare, njoftoi familja e saj.
Kinsella, emri i vërtetë i së cilës është Madeleine Sophie Wickham, ishte diagnostikuar në vitin 2022 me një formë agresive të kancerit në tru (glioblastoma). Ajo iu nënshtrua operacionit, radioterapisë dhe kimioterapisë, por sëmundja avancoi gjatë muajve të fundit.
Sipas deklaratës së familjes, shkrimtarja ndërroi jetë e qetë, e rrethuar nga të afërmit e saj.
Sophie Kinsella u bë e famshme me romanet e saj humoristike dhe personazhin ikonik Becky Bloomwood, ndërsa librat e saj janë shitur mbi 45 milionë kopje dhe janë përkthyer në dhjetëra gjuhë, duke e bërë një nga autorët më të lexuar të zhanrit “chick-lit”.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: SHBA-të do të ‘rrisin me shpejtësi’ prodhimin e pajisjeve mbrojtëse

Trump po mban një konferencë për shtyp në Ankara pas samitit të NATO-s dhe takimeve të tij dypalëshe me udhëheqës të tjerë. Ai e nisi...
18:37 | 08/07/2026

Trump: NATO po bën ‘përparim të madh’ në shpenzimet e mbrojtjes

Trump tha se disa anëtarë të NATO-s po “bëjnë përparim të madh” drejt objektivit të Aleancës për të shpenzuar 5% të PBB-së për mbrojtje. “Ka...
18:29 | 08/07/2026

“Erdogan është udhëheqës i shkëlqyer”, Trump përshëndet Samitin e NATO si shumë të suksesshëm

Trump po mban një konferencë për shtyp në Ankara pas samitit të NATO-s dhe takimeve të tij dypalëshe me udhëheqës të tjerë. Ai e nisi...
18:21 | 08/07/2026