Ndërron jetë pas dy muajsh personi që kreu transplantin e veshkave të derrit
Personi i parë në botë që iu nënshtrua një transplantit të veshkës së derrit të modifikuar gjenetikisht, ka vdekur dy muaj pas kryerjes së operacionit.
Richard “Rick” Slayman iu nënshtrua transplantit në spitalin e përgjithshëm të Massachusetts në mars, në moshën 62-vjeçare. Kirurgët thanë se besonin se veshka e derrit do të zgjaste për të paktën dy vite.
Ndërkohë që të shtunën, familja e tij dhe spitali që kreu operacionin konfirmuan vdekjen e Slayman.
Ekipi i transplantit në spitalin e Massachusetts tha në një deklaratë se ishte thellësisht i pikëlluar për vdekjen e 62-vjeçarit dhe i shprehu ngushëllimet familjes së tij.
Slayman i ishte nënshtruar një transplanti të veshkave në vitin 2018, por iu desh të rikthehej në dializë kur veshkat dështuan sërish.
Kur u shfaqën komplikime të dializës që kërkonin procedura të shpeshta, mjekët e tij i sugjeruan transplantin e veshkës së derrit.
Në një deklaratë, familja e Slayman falënderoi mjekët e tij. “Përpjekjet e tyre të mëdha për të udhëhequr ksenotransplantin i dhanë familjes sonë shtatë javë të tjera me Rick-un dhe kujtimet tona të bëra gjatë asaj kohe do të mbeten në mendjet dhe zemrat tona”, thuhet në deklaratë.
Ata thanë se Slayman iu nënshtrua operacionit të komplikuar për të dhënë shpresë për mijëra njerëz që kanë nevojë për një transplant të veshkave për të mbijetuar. “Rick e arriti atë qëllim dhe shpresa dhe optimizmi i tij do të qëndrojnë përgjithmonë.”
Slayman ishte personi i parë i gjallë që iu nënshtrua një procedure të tillë për veshkat.
Më herët janë kryer dhe dy transplante të zemreve nga derrat, të cilat kanë dështuar gjithashtu pasi personat kanë ndërruar jetë dy muaj pas ndërhyrjes.
Çmimi i naftës rritet ndërsa SHBA vijon sulmet ndaj objektivave ushtarake iraniane
Kina lëshon me sukses nga deti raketën ‘Gravity-1 Y4’ me 9 satelitë në orbitë
Presidenti i Koresë së Jugut vizitë në Amerikën e Jugut dhe Gjermani, do të marrë pjesë edhe në samitin e IA në SHBA
- 12:02 Kishin kultivuar bimë narkotike në Krujë, kapen në flagrancë 2 persona. Me precedentë të mëparshëm penal (VIDEO)
- 11:52 Çmimi i naftës rritet ndërsa SHBA vijon sulmet ndaj objektivave ushtarake iraniane
- 11:35 Kontrolle në burgun e Drenovës, gjendet telefon në qelinë e Laert Haxhiut! Dërgohet në SPAK për ekspertizë
- 11:28 Kërkohej prej një muaji nga familjarët, Prokuroria Fier dërgon në gjyq për prostitucion brazilianen dhe tutorin e saj
- 11:20 Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
- 10:59 Aksident në Shëngjin, makina përplaset me murin rrethues të një banese dhe me 2 makina të parkuara (VIDEO)