Ndërtimi dhe turizmi i japin hov ekonomisë, bujqësia tkurret me ritëm të shpejtë

25 Nëntor 2025 | 21:07

Ekonomia shqiptare po zhvillohet nga ndërtimi dhe turizmi. Nga ana tjetër, bujqësia, një sektor me peshe ne prodhimin kombëtar po tkurret me ritëm te shpejte.

Ekonomia shqiptare po zhvendos theksin e aktivitetit drejt ndërtimit, tregut të pronave dhe turizmit. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, kontributi i bujqësisë në Prodhimin e Brendshëm Bruto po tkurret gradualisht, duke i lënë më shumë hapësirë sektorëve të ndërtimit dhe shërbimeve.

Sektorët që tradicionalisht kanë gjeneruar prodhim, punësim dhe vlerë të shtuar për ekonominë kombëtare, po kalojnë një periudhë krize, e cila po ndikon negativisht edhe në ritmet e rritjes ekonomike. Gjatë gjashtëmujorit të parë, bujqësia u ul me 2.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa industria shënoi rënie prej 3.7%.

Në vitin 2024, bujqësia kontribuoi me 15.45% në PBB, ndërtimi me 11.92% dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme me 4.95%. Në total, ndërtimi dhe transaksionet e pronave përfshinë 16.59% të PBB-së, duke tejkaluar kështu bujqësinë. Gjatë dhjetë viteve të fundit, pjesëmarrja e bujqësisë në ekonomi është ulur nga 19.12% në 15.45%, një tendencë e cila vijon edhe sot. E njëjta prirje zbatohet edhe për sektorin industrial.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026