English

Ndërtoi robotin që flet, 18-vjeçari në Pogradec po punon që ai të përgjigjet shqip

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një i ri nga Pogradeci ka arritur të ndërtojë një robot që komunikon me njërëzit dhe vlerëson gjendjen e tyre emocionale përmes fotografimit të fytyrës.

- Advertisement -

18-vjeçari Firdeus Dikellari tregon se shumë shpejt do bëjë të mundur që roboti të komunikojë në gjuhën shqipe.

“Përshëndetje. A duhet të japim sot një intervistë në Euronews Albania”, pyetet roboti.

“Tingëllon bukur. Po bëj gati gjithçka për intervistën”, përgjigjet roboti.

“Ky është një robot që unë kam krijuar kohëve të fundit, ai ka funksiononin e një asistenti personal i cili arrin të bashkëbisedoje me përdoruesin si dhe të dalloje emocionin e tij në bazë të mimikës. Për ta ndërtuar këtë robot më janë dashur 8 muaj që unë ta realizoj.

Ajo që bën roboti është kjo, si fillim mund të dedektoje emocionet qe ti ke, nqs je i lumtur i mërzitur, e nxjerr tek ekrani dhe e bën në kohë reale. Nuk ka rëndësi se çfarë pyetje i drejtoni Reit, ai do u kthejë një përgjigje”, tha Dikellari.

Gjithçka nisi në moshën 7 vjeçare për të, duke parë të atin që punonte me telefonat, i biri i vodhi zanatin dhe u kthye në një gjeni të teknologjisë.

“Hyrja në fushën e teknologjisë le të them që në moshën 7 vjeçare duke parë babain tim që rregullonte celularët në dyqanin e tij. Me pas kurioziteti pjesa e qarqeve, programimi në klasen e 9 dhe qe atëherë nisa të krijoj të tilla. Të dyja bashkë, e vështirë dhe e lehtë”, tha Dikellari.

Roboti që Firdeusi e ka pagëzuar me emrin “Rei”, po përgatitet që së shpejti të flasë edhe shqip.

“Aktualisht Rei flet vetëm në gjuhën angleze por po punoj që ai të flasë shqip. Çdo gjë është e realizueshme”, tha Dikellari.

Gjatë kohës së ndërtimit të robotit, shumica e njerëzve ishin skeptikë, por pas ndërtimit, të gjithë i pushtoi habia.

“Të gjithë kishin ankthin a do e realizoja këtë projekt apo jo, por pas 8 muajsh pasi e realizova, disa prej tyre u habiten dhe nuk mundën ti besonin syve të tyre. Kjo është një shpikje e re teknologjike në Shqipëri dhe një Siri i ardhshëm ndoshta”, tha Dikellari.

Në epokën e teknologjisë janë të rinj si Firdeusi të cilët premtojnë se me vullnet e punë, edhe ne qytete të heshtura si Pogradeci lindin talente të rralla.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×