Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Politika nuk është puna jonë, ne duam tri pikët

2 Qershor 2025 | 13:21

Futbollistët e Kombëtares kanë nisur grumbullimin para ndeshjes me Serbinë, e cila është planifikuar të luhet në “Arenën Kombëtare” të Tiranës më 7 qershor në orën 20:45.

Në konferencën për shtyp të kësaj të hëne dolën futbollistët Elseid Hysaj dhe Qazim Laçi.

Mbrojtësi i Lazios theksoi se Serbia është rivali ynë dhe për këtë arsye na duhen tri pikët si në çdo ndeshje tjetër.

Hysaj ka qenë në fushë edhe gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri më 14 tetor 2014, e cila u ndërpre për shkak të incidenteve pas futjes në fushë të dronit me flamurin autokton, dhe është i vetmi futbollist nga ai takim që vazhdon të jetë i grumbulluar ende me ekipin.

“Si duhet ta përjetojmë këtë ndeshje me Serbinë, duke marrë parasysh edhe historinë?

Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, pasi Serbia është rivali direkt. Marrëdhëniet mes vendeve nuk na takojnë ne futbollistëve, ka kush merret me to. Ne duhet të mendojmë vetëm për atë që ndodh në fushë dhe atë që na takon ne.

Presioni tek lojtarët?

Ky presion na duhet për të zbresur në fushë me forcë dhe kurajo. Duhet të jemi të vetëdijshëm që në këto ndeshje futbolli duhet të hyjmë me besim.

Ngjyrat e futbollit dhe ana politike?

Ndeshja e 2014 në Serbi nuk është imazh për futbollin. Kam qenë në fushë atë mbrëmje. Të shtunën duhet të jemi të qetë, tri pikët do të bëjnë krenar vendin dhe na duhet t’i fitojmë.

Roli juaj dhe përvoja në aspektin psikologjik?

Gjithë djemtë dinë që sfida vlen në fushë dhe jashtë saj. Shumë tifozë mezi e presin takimin. Kam folur me disa lojtarë dhe i kam kërkuar që të japin më të mirën në fushë. U riktheva nga një dëmtim dhe ndihem shumë mirë. Të gjithë lojtarët janë në formë, i kam parë në stërvitje dhe në fushë do të luajmë me zemër dhe shpirt. Do të kemi një tifozeri të zjarrtë, por na duhet qetësi në fushë.

A ka dhënë trajneri udhëzime të veçanta për këtë përballje?

Ai na ka kërkuar qetësi, që të mos marrim këtë ndeshje me presion. Serbia ka lojtarë të fortë që luajnë në Serie A dhe Evropë. Ata e dinë që ne mund të fitojmë.

Si i shihni shanset për tri pikët kundër Serbisë?

Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme, por kjo është ndeshje direkte dhe na duhet të bëjmë më shumë se ata në fund të kualifikueseve. Anglia është shumë e fortë, ndaj ne duhet ta fitojmë këtë përballje me Serbinë,” tha Hysaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026